ga pamja duket i ngjashëm me Lionel Messi-n dhe “yllit” argjentinas i ka premtuar se një ditë do të bëhet po aq i famshëm sa ai. Futbollisti në fjalë quhet Albert Raçi, është shqiptar dhe luan me Tottenham. 16-vjeçari ka lindur në Kanada, por prej 3 vitesh jeton në
Angli, pasi është pjesë e ekipit U-18 të ‘spursave’. Raçi për nga natyra është lider dhe këtë bën edhe në fushë, pasi detyra e tij është të dërgojë topat të rrjetë dhe t’i japë fitoren ekipit.
Sulmuesi i vogël më herët është grumbulluar me moshat e Kosovës, por prej disa muajsh ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Shqipërinë. Së fundmi “bomber” i datëlindjes 2003 ka qenë i grumbulluar nga trajneri Mustedaganic, për ndeshjet e Kombëtares U-17. Pak ditë më parë, mediat kanë fokusuar një moment mjaft interesant në ndeshjen e
“Champions League” mes Tottenham dhe Barcelonës, ku një prej kapësve të topave ishte edhe Alberti. Sulmuesi teksa i kalonte pranë Lionel Messi është fokusuar teksa përshpëriste me vete: “Një ditë do të dëgjosh për mua shoku!”.
Jo vetëm për Raçin, por për të gjithë shqiptarët do të ishte diçka special nëse një ditë sulmuesi do të behej ‘killeri’ I skuadrave të “Premier League”, kampionatit ku pretendohet se luhet ende futbolli bio.