Shtjefën Palushi (Tefa) bashkë me Paulin Selimin janë dy krijues te njohur të humorit shkodran. Tefa i shkurtër e i shtrembërt, ndërsa Paulini i gjatë e i hollë…
Futu për vrimë të celësit…
Tefa e Paulini si bashkëkrijues humori, shkonin natyrisht e i bënin vizita njëri-tjetrit në raste të ndryshme.
Një ditë, Paulini e thirr Tefën në telefon, dhe i thotë se do kalonte andej.
– Po mirë hajde – ia kthen Tefa. Pas disa minutash, bie zilja e derës së shtëpisë së Tefës…
– Kush ashtë? – dëgjohet një zë nga brenda.
– Jam unë Paulini…
– Po mirë, futu për plasë të derës… – ia kthen nga brenda Tefa.