ZINXHIR TËRMETESH LËKUNDIN SHQIPËRINË, ZONAT KU NDODHËN

Një zinxhir tërmetesh kanë lëkundur Shqipërisë gjatë paradites së shtunës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, të paktën 5 tërmete janë regjistruar në vendin tonë duke nisur nga orët e hershme të mëngjesit.

Tërmeti i parë është regjistruar rreth orës 01:20 me epiqendër zonën e Roskovecit në qarkun e Fierit, duke vazhduar me tërmetin më të fundit, atë të regjistruar në fshatin Floq, 14 km në jugperëndim të Korçës, i cili është edhe tërmeti më i fortë.

Tërmeti në Korçë ka pasur një magnitudë prej 3.2 ballësh me thellësi 8 km, ndërsa tërmeti me magnitudë më të ulët është 2.2.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME