Sipas kryeministrit Edi Rama, janë gati 12 paditë e para antishpifje. Kreu i qeverisë ka shkruar në Twitter se kontributi i parë pas një procesi gjyqësor për shpifjen ka shkuar për një bibliotekë shkolle në Kodër Kamzë.
“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz.
Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve”, ka shkruar Rama.