Pierre Loti (Louis Julien Viand, 1850-1923) ishte një shkrimtar dhe ushtarak francez, i lindur në Rushfort.
Kreu studimet e mesme në shkollën detare të Brestit. Punoi aspirant dhe kapiten marine.
I djegur nga dëshira për aventurë dhe eksplorim, Pierr Loti udhëtoi nga detet e veriut në Mesdhe, Detin e Zi e deri në ishujt e Japonisë.
Gjatë udhëtimeve nëpër Greqi, në Selanik më 1876 u dashurua verbërisht me një vajzë që quhej Hatixhe dhe ai e quajti Azyiade, së cilës i kushtoi romanin “Azyiade Fantome d’ Orient”, 1879.
Në fillim të vitit 1880 niset për në bregdetin Dalmat, kalon në Durrës dhe mbërrin në Kotorr.
Në brigjet e këtij të fundit miqësohet me dy shqiptarë, të cilët i dhanë dhurata, midis tyre një pushkë të bukur shqiptare.
Në Podgoricë i bëjnë përshtypje veshjet e shqiptarëve dhe qëndrmi i tyre në këtë vend armiqësor, si në shtëpinë e tyre.
Shkroi me simpati për shqiptarët në veprat “Pasquale Ivanoviç”, dhe “Udhëtimi i katër oficerëve të eskortës ndërkombëtare në Malin e Zi.”
Në Greqi u befasua nga bukuria e kostumit shqiptar me fustanellë për të cilin shkruan:
“Këtu kostumi shqiptar është më i famshmi dhe mbreti Oton jep shëmbullin e tij.
Është një kostum i bukur, me këmbësore të qëndisura, fustanellën e bardhë e të shkurtër mbi gjunjë, me njëmijë pala, me jelekët dhe xhaketën që shkëlqente, me qëndismat, me brez e xhufka prej mëndafshi në ngjyrë blu, që bien pas kokës, anash veshit, fytytrat me mustaqe me majë dhe flokët e gjatë me bukle që varen mbi shpatulla.
Këtë kostum ai e ruajti si gjënë më të shtrejtë, së bashku me armët e bukura, gjithë jetën.
Dhe vërtet, Loti sheh se është jo keq, buzëqesh idhët për atë veshje që mund të jetë fatale për të, pastaj zhduket që andej nga një derë e pasme dhe përshkon një qytet të çuditshëm, pazare orienti dhe gjithandej xhami; kalon pa rënë në sy mes turmash të larme, veshur me ato ngjyra të forta që aq shumë i duan në Turqi, vetëm ca gra me perçe të bardha thonë tek e shohin të kalojë ushës:
“Ja një shqiptar veshur me shije, me armët që i kanë hije.”
Më poshtë paraqitet fotot e Pierre Lotit me kostume shqiptare, duke shpërfillur uniformën e marinës franceze. Duket se po e shijon atë që ka në trup.