Ditari i partizanit për të dashurën

Me vështrimin e përhumbur diku djaloshi ndoshta mendon të dashurën. Në duar mban ditarin ku shënon ditët pa të. Kjo pikturë e realizuar në vitin 1984 na rikthen në kohët partizane.

Është piktori Pandi Mele I cili përpiqet të rindërtojë imazhe të mbetura diku në histori. Pikturat e realizuara nga ky artist të ccojnë në histori.

Imazhi I folësit të parë të Radio Tiranës vjen në telajon që mban vitin 1976. I lindur në Hoçisht, Korçë më 1939 Pandi Mele u nda nga jeta në vitin 2015.

Studioi për pikturë për 7 vjet, në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, në drejtimin e pedagogëve Abdulla Cangonji, Sadik Kaceli, Qamil Grezda, Abdurrahim Buza, Kristina Koljaka (Hoshi).

Kreu për dy vjet studimet për grafikë në Akademinë “I.E.Rjepin” në Shën Petërburg (Rusi) në ateljenë e S.M.Vasiljeviç dhe diplomohet në Institutin e Arteve, Tiranë (1964).

Punoi fillimisht si redaktor dhe shef redaksie në SHB.“Naim Frashëri” (1964 – 1969), në LSHASH, specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës dhe ishte pedagog, shef i ateljesë së grafikës në InLA, Tiranë (1976 – 1994).

Ekspozoi për herë të parë në moshën 17 vjeçare, vepra “Portreti i gjyshes” (1956, GKA,Tiranë). Pandi Mele, ishte i pari artist grafist shqiptar që aplikoi ciklet grafike (kompozime)

duke u mbështetur në veprat letrare apo legjendat shqiptare (cikli “Motive Migjeniane” 1964 (GKA, Tiranë); serinë grafike “Shtypi i partisë” , 1984; cikli “Rozafa”, 1999, studio artistit).

Mele vazhdoi traditën e grafikës shqiptare (në linoleum) të filluar nga piktori Sadik Kaceli (1914-2002), duke e modernizuar atë edhe në teknika të tjera (litografi, akuaforte, gdhendje në dru.).

Ai ndikoi dukshëm realizimin e një grafike bashkëkohore si në teknikë ashtu dhe në konceptimin e saj. Mele ka realizuar postera, emblema, pulla postare,

ilustrime të ndryshme nga shkrimtarët shqiptarë (A.Z.Çajupi, N.Bulka, B.Dedja, A.Abdihoxha, N.Jorgaqi etj.). Artisti Mele. ka realizuar tablo kompozicionale me temën e jetës shqiptare të periudhës së socializmit.

Mele ka qenë pjesëmarrës në ekspozitat jashtë Shqipërisë që shteti shqiptar organizonte deri në vitet 1990 (Greqi, Kosovë, Jugosllavi, Rumani, Turqi, Itali, Francë, Austri, Bienale – Egjipt, Kinë).

Mele ishte i ftuar në Bienalet dhe Trienalet Ndërkombëtare të grafikës nga viti 1989 – 1999 në Europë dhe Lindjen e Largët (Ljubjanë, Tuzla, Seul, Fredrikstad, Maastricht, Varna, Tokio, Lodz, Raciborz).

Një koleksion prej 54 veprash (pikturë, grafikë, vizatim) ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Mele ka hyrë në enciklopedinë “The Grove dictionary of art”, 2000, Macmillan Publishers Limited, NY, New York.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME