Mosdekretimi i Lleshit, a do të shkarkohet Meta nga Edi Rama?

Presidenti Ilir Meta vendosi mbrëmjen e djeshme të mos dekretojë Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme, duke shënuar precedentin e parë në Shqipëri, që një kryetar shteti nuk shprehet pro propozimit të kryeministrit për një ministër.

Lëvizjen e Metës, kryeministri Edi Rama në një mesazh në celular që i dërgoi deputetëve të PS-së, e justifikoi duke thënë se “politika është shah” dhe kërkoi të mos komentohet, por të gjithë janë kurioz për skenarët që do të pasojnë vendimin.

Një nga pyetjet që është përsëritur së tepërmi pas mosdekretimit të Lleshit, është se: “A do të shkarkohet Presidenti Ilir Meta?”.

Dhe kësaj pyetje i është përgjigjur ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili si jurist shpjegon se edhe nëqoftëse mazhoranca do ta kërkonte diçka të tillë në Kuvend,

ligjërisht do ta kishte të pamundur pasi Kreu i Shtetit shkarkohet vetëm me 93 vota dhe “Rilindja nuk i ka kaq numra”.

Sqarimi i Manjanit:

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit?

Përgjigja ime është:

Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur;
1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i

Sandrit është i tillë.
2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend.

3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston.

Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen.

Të dielë të mbarë!/Shqip

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME