Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë një gjest heroik në ndeshjen e fundit ndaj Universitatea Craiova në kampionatin rumun. Ai i ka shpëtuar jetën kundërshtarit, i cili mbeti i shtrirë në tokë pas një përplasje në fushën e lojës.
Valentin Mihaila, mbeti pa ndjenja në fushë pas një goditje në nofull, ndërsa Qaka jo vetëm ishte i pari që reagoi duke thirrur mjekët të ndërhynin, por edhe shkoi me shpejtësi te 18-vjeçari dhe e ktheu me shpejtësi në krah.
Një lëvizje e tillë është e këshillueshme në raste të tilla pasi ndihmon në lirimin e frymëmarrjes e cilësohet si vendimtare në rastet e para dhe Qaka veproi para mbërritjes së mjekëve pranë lojtarit të shtrirë pa ndjenja.
Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe gjendja e tij është stabilizuar. Ndaj me siguri Qaka ka dalë i lumtur nga fusha e lojës edhe pse ekipi i tij u mund me shifrat 3-0. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se një ndeshje futbolli.