Futbolli shkodran në vite ka nxjerrë me dhjetra e dhjetra emra të shquar të cilët me kontributin e tyre për Vllazninë por edhe për ekipet kombëtare, kanë lënë gjurmë të thella tek sportdashësit.
Jo më kot, vazhdojnë të mbeten emra shumë të nderuar ndonëse ndonjëri prej tyre edhe i harruar nga institucione të ndryshme duke mos i bërë nderimet e duhura, për t’i dhënë atë çfarë u takon.
Njëri prej tyre padyshim që është Luan Vukatana, ish-mesfushori i shquar i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare në vitet ’70-’80.
Luani është bërë pjesë e ekipit të të rriturve të Vllaznisë që në moshen 16-vjeçare,, pjese e atij pra në vitin 1975. Dhe kuptohet që për të, ky ishte realizimi i një ëndërre të madhe për të luajtur me të famshmit Sabah Bizi, Din Zhega e të tjerë.
Një fëmijë i imët më këmbë të holla që shumë shpejt do të jepte kontributin e tij në sukseset e këtij ekipi me vlera. Dhe në fakt, ato nuk janë pak sepse Luani ka këto suksese si sportist:
-Kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë në vitet 1978 dhe 1983.
-Fitues i Kupës së Republikës po me ekipin e Vllaznisë përkatësisht në vitet 1979, 1981 dhe 1987. Pra janë 5 trofe të fituar prej tij.
-Njëkohësisht ka qenë lojtar i përfaqësueses së Shpresave dhe Kombëtares së Shqipërisë nga viti 1976 deri në vitin 1984.
– Fitues i anketes: Futbollisti më i mirë i Shqipërisë ( 10 sportistët më të mire të vitit) në vitin 1983.
– Pjesë e 11-shes më të mirë të Vllaznisë në 80 dhe 90 vitet e saj.
© shkodrasport.com