Këtë vit, moti ka rezultuar tërësisht i paparashikueshëm. Teksa prisnim temperatura të ulëta dhe reshje të dendura, nëna natyrë është treguar tepër bujare me ne.
Sipas meteorologëve, deri më datë 20 nëntor koha do të jetë e ngrohtë dhe pa reshje shiu. Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do jetë pak ftohtë e ndërsa ditën priten temperatura deri më 26 gradë.
Pas kësaj date parashikohet të nisin reshje lokale shiu, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore.
Diçka e ngjashme pritet të ndodhë edhe në dhjetor. Dimri i acartë, edhe këtë muaj s’do duket asgjëkundi.