Tre njerëz të cilët kishin vite që ishin paralizuar dhe u ishin hequr të gjitha shpresat, nisën të ecin sërish falë një implanti elektronik që shkencëtarët u vendosën brenda shtyllës kurrizore.
29-vjeçari Xhered Çinok, i paralizuar që nga viti 2013, u bë pacienti i parë që nisi t’i hedhë hapat vetë në klinikë.
Pajisja elektronike, e vendosur në shtyllën kurrizore, praktikisht lidh trurin e pacientit me këmbët. Ai duhet vetëm të mendojë të ecë e pastaj të përpiqet.
Një nga dy pacientët e tjerë. 35-vjeçari Xhef Markis, përshkoi në këmbë një fushë të tërë futbolli pa ndaluar fare.