Shqiptarët ishin të pranishëm në Serbinë Jugore që nga mesjeta. Gjurmët e tyre në këto treva duhet të jenë të mëhershme.
Gjithsesi çështja e pranisë së hershme të shqiptarëve në Serbi duhet mbetet të sqarohet nga historiografia jonë në mbështetje të argumenteve të qëndrueshme…
Për të pasur lexuesi një ide për problemin e tapive të Sanxhakut të Nishit është e nevojshme të dihet deri ku shtriheshin shqiptarët në
Serbinë e sotme, si ndodhi dëbimi i tyre, si u tjetërsuan pronat e tyre të paluajtshme, dhe pse duhet të bëhet publikimi i tyre.
Tapitë ishin dokumente zyrtare në Perandorinë Osmane, që jepeshin për të vërtetuar të drejtën e dikujt për pronat e paluajtshme.
Deri në vitin 1856 tapitë i jepte spahiu (feudali), pas këtij viti ato i jepte shteti, në përputhje me Ligjin mbi tokën, shkruan sot Ramiz Abdyli në koha Ditore.
Shtrirja e Trojeve Veriore Shqiptare
Shqiptarët ishin të pranishëm në Serbinë Jugore që nga mesjeta. Gjurmët e tyre në këto treva duhet të jenë të mëhershme.
Është thënë se ndonjë shqiptar i këtyre trevave mori pjesë në betejën e Kosovës (1389). Historiografia serbe pretendon se shqiptarët depërtuan në Serbi, si nizamë të ushtrisë osmane, për t’i paraqitur ata bashkëpushtues, tezë tendencioze, pasi në radhët e kësaj ushtrie pushtuese janë shquar edhe serbët,
përfshirë edhe ndonjë kjanz, siç ishte S. Lazareviqi, që mori pjesë me ushtrinë e tij në betejën e Angorës (Ankarasë), Kraleviq Marko e të tjerë.
Gjithsesi çështja e pranisë së hershme të shqiptarëve në Serbi duhet mbetet të sqarohet nga
historiografia jonë në mbështetje të argumenteve të qëndrueshme, që mundi t’i bënte ballë kritikës shkencore.