Në teatrin “Migjeni” këtë të enjte do të ketë premierën një shfaqje e veçantë mbi të gjitha për voglushët shkodranë por jo vetëm. Premiera e shfaqjes “Aventurat e Çardash ose e Tif Tuf” vjne për herë të parë në Shkodër dhe mund të konsiderohet si një teater hijesh apo teatër kukullash këhstu e përkufizon me fjalë të thjeshta drejtorjra e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka.
Ndërkohë regjisori i shfaqjes Ilir Dragovoja në lidhje me këtë premierë të tij shprehet se kjo shfaqje nuk është një krijim i tij individual por kolektiv pasi pa mbështetjen e kolegëve të tij nuk do ishte arritur edhe realizimi i saj.
Me tej Dragovoja sqaron edhe arsyen pse në këtë shfaqje është vendosur që spektatori i vogël duhet të jetë nga mosha 8 vjeç e siper.
“Aventurat e Çardash ose Tif Tuf” ka si përbërje subjekt të lirë por që është e ndarë në etyde të ndryshme ku vetë regjisori Ilir Dragovoja e përkufizon edhe si një provim për trupën që do e realizojë këtë shfaqje.
Premiera e “Aventuat e Çardash ose Tif Tuf” do të shfaqet në skenën e teatrit “Migjeni” ditën e enjte në orën 18:00 por edhe në fundjavë në orën 10:00.