Mbiemri “Guri” po bëhet i njohur edhe në futboll. Personi që identifikohet me të deri më tani është Sindriti, sulmuesi shkodran që
luan me sukses në Belgjikë. Por shumë shpejt, një tjetër emër pritet të na befasojë.
Bëhet fjalë për një 10 vjeçar i cili është rritur në Itali, aty ku po formohet si sportist cilësor. Po shkruajmë sot për Anis Gurin, këtë djalosh që ka firmosur në këtë moshë me klubin e Chievos, pikërisht sepse po spikat me paraqitjet e tij në kampionatin e moshës ku luan.
Po kush është ai? Anis Guri, i datëlindjes 4 tetor i vitit 2008, ka nisur të luajë futboll që në moshën 6 vjeç me ekipin “San Roco” në një provincë të Trentos.
Në një ndeshje të zhvilluar në kampionatet rajonale, atë e kanë vëzhguar observatorët e Chievos të cilët i kanë kërkuar babait të tij që i biri të bënte një provë tek Chievo.
Provë kjo që ka shkuar mirë megjithatë drejtuesit e Akademisë së saj nuk kanë vendosur menjëherë për të. E kanë mbajtur edhe për një vit nën vëzhgim dhe pasi janë bindur plotësisht për vlerat e tij, kanë vendosur të blejnë kartonin e tij dhe të firmosin me këtë futbollist.
Aftësitë e tij premtojnë shumë për të ardhmen dhe jo më kot drejtuesit e Chievos kanë vendosur ta bëjnë pronë të tyr. Anisi luan me këmbën e majtë,
por përdor mirë edhe të djathtën dhe pozicioni i tij i preferuar është ai i mesfushorit të qendrës.
Karriera e këtij futbollisti sapo ka nisur dhe rrugëtimi i tij pritet të jetë i gjatë. Sigurisht që shpresojmë të jetë edhe i suksesshëm. Shkodra padyshim
që do t’i ketë sytë të drejtuar prej tij dhe pret që të krenohet me të.
© shkodrasport.com