Disa fakte interesante rreth Mekës

Meka është një ndër qytetet më të rëndësishme për besimtarët e fesë myslimane.

Meka konsiderohet si vendlindja e Profetit Muhamed dhe është një ndër vendet që vizitohet më së shumti në botë.

Pika qendrore e Mekës është Qabeja ose ‘Shtëpia e Perëndisë’, që është e mbuluar me një pëlhurë të zezë të qendisur me ar. Pelegrinët që vizitojnë Mekën gjatë Haxhit duhet t’i sillen Kabahut shtatë herë

Në Mekë gjendet një bunar i quajtur ‘ZamZam’, uji i të cilit besohet se sjell shumë të mira shëndetësore.

Meka e lashtë ishte një oazë në rrugën e karvanit që lidhte botën e Mesdheut me Arabinë Jugore, Afrikën Lindore dhe Azinë Jugore.

Pelegrinazhi në Mekë njihet si ‘Haxh’. Haxhi është një nga pesë pikat themelore myslimane që njihen si ‘pesë shtyllat e Islamit’.

Një ndër ritualet më të njohura në Mekë është ‘hedhja me gurë e djallit’, ku pelegrinët hedhin gurë në tri shtylla të ndryshme të haxhit që përfaqësojnë djallin.

Shpallja e parë e Kuranit ishte vendosur në Mekë.

Meka gjithnjë e më shumë është duke u zgjeruar dhe është duke u modernizuar. Në Mekë ndodhet ndërtesa e tretë më e madhe në botë, e njohur si ‘Abrah Al Bait’.

Më shumë se 15 milionë myslimanë nga e mbarë bota e vizitojnë Mekën gjatë periudhës së Haxhit.

Xhamia e Mesxhidit është xhamia më e madhe në botë. Ajo është e vendosur rreth Qabesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME