“Loro Boriçi” në gjendje perfekte, një kompani austriake vijëzon fushën

Përballja e së shtunës mes Shqipërisë dhe Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, është e një rëndësie të veçantë për ekipin tonë kombëtar.

Një fitore e mundshme ndaj Skocisë, ul rrezikun për zbritjen nga kategoria, ndërsa humbja komplikon gjithçka.

Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci, vjen në këtë përballje me disa mungesa të rëndësishme si Grezda apo Lenjani (të dëmtuar dhe Hysaj me Bashën të pezulluar),

por ljami i mirë është se pjesa tjetër e futbollistëve të grumbulluar kanë minutazhin e mjaftueshëm në këmbë me klubet e tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që këtë takim të zhvillojë në qytetin e Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriçi”. Fatmirësisht ekipi ynë kombëtar por edhe Skocia, do të përballen në një terren perfekt.

Fusha e stadiumit në Shkodër është në gjendje të mirë, pasi prej javësh aty nuk është zhvilluar asnjë ndeshje. Por FSHF-ja nuk e ka lënë me kaq, pasi ka menduar deri në detaje për këtë takim.

Kompania prestigjioze austriake e vijzimit të fushave sportive, “Fairy Ground”, është përzgjedhur për të bërë vijëzimin e fushës në stadiumin “Loro Boriçi” për takimin e së shtunës.

Kjo kompani ka sjell për herë të parë një bojë 100 % ekologjike, e cila shmang alergjitë në trupin e lojtarëve gjatë kontaktit të tyre me vizat e bardha.

Duhet theksuar se firma austriake është duke e kryer këtë shërbim falas, pasi në Shqipëri ka ardhur e kontaktuar nga fotoreporteri Fatlum Kurtaj dhe ish-futbollisti Roland Luçi.

Vijëzimi do të jetë me standarde të larta, me përmasat dhe cilësinë që përdoret edhe në fushën e disa klubeve dhe ekipeve kombëtare në botë dhe

Evropë. Boja e përdorur për vijzimin e fushës në “Loro Boriçi” ofron reflektim më të lartë të dritës dhe ndihmon arbitrat gjatë gjykimit të ndeshjes./telesport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...