Institucionet e përkujdesit social do të monitorohen. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë nënshkrimit të memorandumit për planin e deinstitucionalizimit tha se janë vendosur agjentë dhe kamera sigurie për të dokumentuar rastet e dhunës fizike apo psikologjike.
Manastirliu: Vendosja e kamerave të cilat do të rrisin sigurinë e atyre që marrin shërbimet tona, jo vetëm për fëmijët.
Ministrja vlerësoi tranformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje.
Manastirliu: Po bëhet një sistem vlerësimi individual për cdo fëmijë. Do të vlerësohet edhe ekipi i edukatorëve dhe kujdestarëve.
Nga shtëpia e fëmijës në Shkozet të Durrësit, Manastirliu bëri dhe një apel për drejtuesit e pushtetit vendor për të treguar më shumë vëmendje për programet sociale dhe kujdesit në territori për çdo familje.