Hilet e supermarketeve që na shtyjnë të shpenzojmë sa më shumë lekë

Ngrini dorën nëse ju ka ndodhur kjo: Ti hyn në market për të blerë dhjetë kokrra vezë, ca domate dhe një pako makarona. Kur del, i ke duart plot dhe ke shpenzuar shumë më shumë nga ç’kishe ndërmend. Si ndodhi kjo?

Është pjesërisht faji juaj dhe pjesërisht faji i supermarketeve. Kudo t’i bëni pazaret, marketet janë të ndërtuara në mënyrë të tillë, që konsumatorët të blejnë më shumë dhe të blejnë më shtrenjtë.

Karrocat dhe shportat gjigande janë një ndër shkaktarët kryesorë të këtyre shpenzimeve të tepërta. Sa më e madhe karroca, apo shporta me rrota, aq më shumë vend kemi për të mbushur dhe na krijohet iluzioni sikur s’kemi blerë mjaftueshëm. Kur të dilni herës tjetër për pazare, merrni një shportë të vogël, që mbahet në dorë.

Ushqimet e pashëndetshme si çokollatat e patatinat janë gjithmonë vendosur strategjikisht në dy zona të marketit. Në momentin që hyn në market, thuajse gjithmonë përballesh me këtë kategori produktesh.

Është rruga e vetme për të shkuar tek produktet që të nevojiten dhe s’u shmangesh dot. Gjithashtu, gjenden tek kasa, për një blerje të fundit para pagesës.

E zëmë se ke një raft të mbushur me biskota para syve. Normalisht që sheh pakot drejtpërdrejt teje. Produktet e vendosura në atë nivel janë gjithmonë më të shtrenjat.

Vlen për çdo kategori ushqimi. Rrallherë hedhim sytë lart fare ose tek produktet paralel me këmbët tona dhe përfundojmë duke blerë më të shtrenjtin, përballë nesh, nga gjithë rafti.

Produktet e rëndësishme, si buka, bulmeti apo mishi, janë gjithmonë në fund të dyqanit ose në një aneks të humbur. Qëllimi është që konsumatori të bredhë gjithë marketin, të shtojë në shportë gjëra që me siguri nuk i nevojiten dhe në fund të gjejë ato për çfarë erdhi.

Produktet e freksëta, frutat dhe perimet, janë gjithmonë në hyrje të marketit. Ngjyrat e ndezura na shtojnë urinë, na ekzaltojnë dhe na ngjallin dëshirën për të blerë më shumë. Një strategji e ngjashme përdorin dhe fast food-et, të cilat përdorin të kuqen dhe të verdhën për t’u shtuar urinë njerëzve.

Kartat e klientit janë një tjetër mënyrë për të blerë më shumë. Sa më shumë të shpenzosh, aq më shumë pikë fiton. Pikët në fund mund të të mos hyjnë në punë për gjë, por idea e shpërblimit është joshëse për shumë konsumatorë.

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME