Gazeta e njohur gjermane FAZ ka përgatitur një foto-reportazh nga rrugët e Shqipërisë, ku dominojnë makinat Mercedes.
Autori i shkrimet është David Klaubert, që synon të gjejë rrënjët e kësaj dashurie për makinën Mercedes, transmeton “Mapo”.
Mënyra se si e ngasin makinën në Shqipëri është ashtu siç e kisha imagjinuar: Fast and furious, shpejt dhe egërsisht”.
Gjëja e dytë që të bie në sy është dashuria e shqiptarëve për Gjermaninë. Shenjat e kësaj dashurie bien në sy kudo në Tiranë: Hotel Jurgeni, firma “Deutschcolor”, Mobilje Gjermane, lokal “St. Pauli”. Madje një polic më tregon në celular foton e të bijës gjatë botërorit, e veshur me ngjyrat e flamurit gjerman”.
Gjëja e tretë që të bie në sy është dashuria për yllin me tre cepa. Mercedes-at janë kudo në rrugë, që nga furgonat e deri tek makinat e varrimit. Kaq shumë njerëz që fitojnë në Shqipëri dhe që duan të bien në sy nuk mund të ketë.
Por këtu Benz-i është si Volkswagen. Si dreqin ndodh kjo?”
Në fillim të viteve ’90, pas rënies së komunizmit, makinat nisën të vijnë në vend. Markat europiane si Fiat, Peugeot, Opel. Por nuk u rezistonin
shumë rrugëve me gropa në Shqipëri. Të vetmet që mbijetonin në rrugë ishin makinat Mercedes-Benz”.
Sipas gazetarit, ndarja e tregut është e tillë sa 70 përqind e makinave janë Mercedes.
Por vitet e fundit kanë nisur të hyjnë ndjeshëm në treg marka të tjera.
Megjithatë dashuria për makinat Mercedes vazhdon. Kjo për shkak se edhe një mekanik fshati e njeh mirë këtë makinë. Pjesët e këmbimit janë të lira, më të lira se markat e tjera.
StarPlusTv