Që pa shkuar te Arisi, ishte mëse e ditur se kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, nuk do të kalonte një kohë të bukur në vendin fqinj. Arsyeja?
Ndaj shqiptarëve, nuk është se janë edhe aq dashamirës.
Lorik Cana për këtë arsye do të refuzonte publikisht Olimpiakosin, duke e ditur më së miri racizmin e shtetit fqinj. “Respekte për klubin tuaj të njohur
dhe falenderime për interesimin, por jam kapiteni i Shqipërisë dhe e di që nuk do të pritem mirë nga tifozët”.
Ndërkohë Mavraj pas situatës më të vështirë të karrierës që kaloi te Hamburgu, e pa interesimin e
Arisit si një varkë shpëtimi. Megjithëse kanë kaluar pak muaj, kanë nisur menjëherë reagimet e menjëhershme të tifozëve grek, që vendosin theksin në postimet e këtij lojtari në rrjetet sociale.
“Vetëm Shqipëri, Kosovë dhe Allah, aspak Aris”, ishte kjo kryefjala e tyre. Ndërkohë ne po veçojmë dy prej tyre,
në postimin e fundit të Mavrajt, për të kuptuar sadopak mëndësin greke.
“Ti ke qenë pjesë e jona vetëm për pak kohë, poston vetëm Shqipëri, Kosovë dhe Allah. Fokusohu më shumë në klubin tënd, se kombëtarja e mbylli në 2018”.
“Tifozët e Arisit nuk tolerojnë asnjë akt patriotizmi të asnjë shteti. Ke 4 muaj këtu, e poston vetëm Allah,
Kosovë e Prishtinë. Luaj më shumë me topin dhe lëre Instagramin”. /Shqiperia.ch/