A kemi ne të drejtë të vazhdojmë të njollosim figura më të shquara të kombit si Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica, apo nënshkruesit e aktit të pavarsisë si Lef nosi, Mustafa Kruja, etj, etj,etj, sot, pas 70 vjetësh, kur e dimë se ç’ndodhi më pas, kur e dimë, madje jo vetëm ne por e gjithë bota, se ç’ishte komunizmi ?
Përfaqësuesit e hitoriografiasë komuniste vazhdojnë avazin e vjetër me tradhëtarë e kuislingë edhe 70 vjet pas mbarimit te luftes se dyte botrore. Por le të kthehemi prapa në kohë. Në vitet e luftës së dytë botërore. Nga patriotët që kishin marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë ishin gjallë shumë prej tyre, madje dhe aktivë në poltikë. Ishin gjallë Lef Nosi, Mit-hat Frashëri, Mustafa Kruja, Ferit Vokopola, Shefqt Daiu, Ymer Deliallisi, Qemal Karaosmani, Petro Poga, Qazim Kokoshi, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Zihni Kanina, e disa të tjerë.
Pozicionimi i tyre ishte i ndryshëm. Disa prej tyre bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Të tjerët jo. Prej këtyre të fundit një pjesë u përfshi në politikë, ndërsa pjesa tjetër jo. E përbashkëta ishte se të gjthë nuk bashkëpunuan me komunistët. Nga ana tjetër, askush nuk mund të guxojë të pretendojë se këta ishin kundra Shqipërisë. Të gjithë ishin aktorë në shpalljem e pavarsisë, ishin njerëz të ditur, përfaqsues të familjeve më të shquara të Shqipërisë, ishin njerëzit më të rrespektuar dhe influntë në krahinat e tyre, e më gjerë. Dy pyetje. Pse një pjesë e tyre bashkpunuan me Italianët dhe gjermanët ? Pse askush nuk bashkëpunoi me komunistët ?
Realpolitika
Para disa kohesh ndoqa një intervistë me të birin e Hrushovit, tashmë I moshuar, profesor në SHBA. Ndërsa Stalinin ai e konsideroi një diktator po aq të egër, sa Hitlerin, për paktin Molotov – Rinbentrop (mes Stalinit dhe Hitlerit), përgjigja ishte : Stalini për këtë pakt me nazizmin nuk mund të fajsohet, ai bashkëpunoi me Hitlerin për të mbrojtur interesat kombëtare të vendit të tij…
A nuk bënë gjatë luftës realpolitikë edhe fuqitë e mëdha përëndimore SHBA, Anglia, Franca, që ishin antifashiste dhe antikomuniste njëkohësisht? Fillimisht ato mbyllën sytë, qëndruan indiferentë ndaj gjermanisë hitleriane, duke menduar se ajo do të sulmonte Baskimin Sovjetik Komunist, të cilin e konsideronin rrezikun më të madh. Dhe më pas, kur u sulmuan vetë nga Hitleri, bënë të kundërtën, aleancë me Stalinin, diktatorin gjakatar komunist. Kur politikanët e fuqive të mëdha bënin realpolitikë, pse të mos e bënin këtë dhe patriotët Shqipërisë së vogël, për më tepër kur e kishin të qartë se nuk do të ishte Shqipëria ajo që do të vendoste fatin e luftës botërore ?. S’duhet anashkaluar fakti që në vitin 1941 Gjermanët sulmuan Jugosllavinë dhe e shpërbënë, me ç’rast çliruan dhe Kosovën. Madje, bashkuan Kosovën me Shqipërinë. Sigurisht që e bënë për interesat e tyre gjeopolitike, por këto interesa përkonin me interesat madhore të shqiptarëve. Pra gjermanët realizuan ëndrën e kombit shqiptar, atë të cilën e ç’bënë pa asnjë hezitim komunistët shqiptarë pas luftës, duke e shitur Kosovën për pushtetin e tyre. Dhe u deshën shumë gjak e sakrifica që kjo ëndër të bëhej realitet (pjesërisht), në vitin 1999, pra pas 58 vjetësh nga NATO, që çliroi Kosovën dhe bëri të mundur shpalljen e pavarsisë së saj.
Ja si e përshkruan në raportin e tij ambasadori amerikan Uillson pranë Qeverisë Greke në Kajro, në vitin 1944, Qeverinë e Rexhep Mitrovicës, njërit nga “kuislingët” më të përfolur nga komunistë, njëkohësisht atdhetar i shquar, dhe nënshkrues i aktit të pavarsisë në vitin 1912 në Vlorë : “Qeveria është e përbërë prej njerëzve, të cilët në të kaluarën gëzonin respekt në vend, dhe disa prej tyre llogariten si njerëzit më të mirë që dolën nga gjiri i Shqipërisë. Shumica prej tyre nuk njihen si pro gjermanë të ndezur e as si fashistë politikë. Disa me të vërtetë ishin miq të Anglisë dhe Amerikës. Nuk gabohet nëse thuhet se ata ishin kundër dominimit italian. Aq sa ndershmëria personale mund ta kapë, ata janë njerëzit me kualitetet më të larta prej gjithë atyre qeverive që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Sidoqoftë, këta njerëz e pranuan sundimin gjerman dhe qëndruan në anën e Gjermanisë….Ata përpiqen me çdo forcë për të mbetur neutralë. Shpresojnë për ta bashkuar mbarë kombin shqiptar si në Shqipëri, ashtu edhe në Jugosllavi, në një pjesë kompakte, që do të mundë të miratohej prej ngadhënjimtarëve kushdo që do të mundë të ishin ata (gjermanët, apo aleatët) ..”
Ndersa ne nje raport te majorit britanik G.V Seymour, drejtuar krerëve të Ministrise së Jashtme Britanike, qe ndodhet në arkivat britanike per situaten ne Shqipëri në nëntor 1944 shkruhet : “Ne u kërkuam shqipëtarëve të ndërmarrin sakrifica të mëdha për ne, por pa u dhënë asgjë në këmbim. Shqiptarët nuk ishin më keq në pushtimin gjerma, se çka qenë në ndonjë qeveri të më parshme dhe ata nuk ju kundërvunë gjermanëve. Shqiptarët ishin të bindur në fitoren e aleatëve, çka nënkuptonte tërheqjen e të gjithë trupave nga vendi dhe pa asnjë sacrifice njerëzore. Ndaj ata nuk ishin të përgatitur të ndërmerrnin sakrifica për aleatët, pa marrë më pare garancinë e tyre për problemet e Shqipërisë për pas luftës.Përpjekja në luftë do të ishte më e madhe, nëse aleatët nuk do të mbështesnin njërin krah në vend të tjetrit.Të gjithë palët ishin të shqetësuar në lidhje me situatën dhe pushtetin politik pas lufte, por partizanët ishin mjaftueshëm finokë të kuptonin që të bënin sikur luftonin gjermanët në më myrë që të merrnin armë, materiale dhe pushtetin në fund… Ne ndihmuam partizanët, të tjerët shkuan te gjermanët për tu mbrojtur nga lufta civile.”
Pse askush nga nënshkruesit e pavarsisë nuk bashkëpunoi me komunistët ?
Ata nuk kishin besim te lëvizja nacional-çlirimtare që drejtohej nga komunistët (koha tregoi se kishin të drejtë) sepse i njihnin më mirë se kushdo kush ishin armiqtë historikë të Shqipërisë, dhe kush miqtë e vërtetë të saj. Ata ishin antikomunistë se komunizmin e identifikonin me Rusinë, mbështetsen historike të Serbisë.
Çfarë ndodhi pas luftës me themeluesit e shtetit shqiptar ?
Ata që morën poste në shtetit shqiptar të kohës së luftës, dhe ata që ishin krerët e organizatave antikomuniste, u shpallën kolaboracionistë. Si të tillë, Lef Nosi u pushkatua, Shefqet Daiu, Sami Vrioni, Qazim Kokoshi vdiqën në burg, Bedri Pejani ju dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan. Të tjerë, Mit’ hat Frashëri, Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, që për t’i shpëtuar persekutimit komunist emigruan, u shpallën kriminelë lufte. Por dhe ata që kishin vdekur vite më parë, u fshinë nga historia. Të afërmit e tyre ju nënshtruan një persekutimi të paparë. Nuk u kursye as pasardhsi i Ismail Qemalit që u burgos, as djali i Aqif Pashës, që u burgos e më pas u poshtërua duke u detyruar nga komunistët të pastronte WC publike të Elbasanit, as djali i Isa Boletinit, që u vra me atentat nga komunistët. Kështu me rradhë pothuaj të gjithë,.…Shkakun e japin dokumentat publikuar së fundi në librin nxjerre nga arkivi I PPSH, citoj: ”……kapni, arrestoni, dhe egzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët. Këto bëjnë përshtypje në popull” urdhëri lëshuar nga E.Hoxha në 17 nëntor 1944. Ndërsa më vonë një nga krerët komunistë rrëfehet për krimet : ”Të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, jo kriminelë dhe jo kuislingë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut….asnjë s’meritonte të vritej”.
Spekullime të historiografisë komuniste
Spekullimi i parë : Ne u rreshtuam në krah të anglo- amerikanëve dhe sovjetikëve. E vërteta është se ne u reshtuam në krah të jugosllavëve, dhe indirekt Sovjetikve. Sa për anglo-amerikanët dihet qëndrimi, ata u shpallë armiq të Shqipërisë, u ndërpre çdo mardhënie me ta, madje për 50 vjet.
Spekullimi i dytë : nëse nuk do të ishte lufta nacional çlirimtare, Shqipëria nuk do ishte rreshtuar në krah të fituesve, përpasojë do të coptohej nga fqinjët !!! Duhet theksuar se në dy luftrat botërore, thmeluesit e shtetit shqiptar nuk janë renditur në krahun e fituesve. Shkaku, ndoshta pozicionimi i Serbisë krah tyre. Gjithsesi kjo renditje s’ka pasur asnjë ndikim. Për ilustrim : pas luftës së parë botërore presidenti Willson priti në Konferencën e paqës në Paris patriotë shqiptarë edhe se shume prej tyre u renditën me humbësit(Austro-hungarine). Ndërsa pas luftës së dytë, ndonëse u renditëm me fituesit, në OKB u pranuam vetëm 11 vjet pas përfundimit të luftës, kur u pranuan Spanja ish fashiste e Frankos dhe vendet komuniste. Shqipëria ishte vetëm një vend i vogël, pa ndikim në fatet e luftrave botrore.
Spekullimi i tretë : Enver Hoxha të paktën gjatë luftës luajti një rol të rëndësishëm. E vërteta është se ishte ai, sigurisht si zbatues i politikës së komunistëve jugosllavë, që në këtë luftë hodhi themelet e terrorit komunist, terror që vazhdoi për 50 vjet si një genocid dhe aparteid i shqiptarëve ndaj shqiptarëve.
Nga Shefqet Deliallisi