Natyrisht se gjithkush do të ketë mendimin e saj se a është më mirë të jesh motra e madhe apo e vogël, por një është e sigurt, është e shkëlqyer të keni dikë në të cilin mund të llogaritni në çdo kohë, e duani dhe i cili do të jetë gjithmonë pranë jush.
Në vazhdim lexoni 10 arësyet pse është e shkëlqyer të keni motër më të madhe, kurse në linkun do të gjeni edhe dëshmitë e të pasurit të një motre më të vogël është bekim i vërtetë.
Dollapi i saj është më i mirë se i juaji.
Kur keni qenë e vogël, sigurisht ju ka zemëruar që duhet të veshni veshjet e vjetra të motrës suaj. Vetëm në ditët e adoleshencës kuptojmë se dollapi i saj është i shkëlqyer dhe se në të fshihen pjesë veshjesh që do të dëshironi ti veshni.
Edhe pse duhet ta lutni që të ju huazojë këmishën apo fundin e preferuar, megjithatë pranon sepse nuk mund të ju refuzojë asgjë.
Gjithmonë është një hap para.
E ka hapur rrugën, para jush ka kaluar të gjitha grackat e rritjes dhe marrëdhënieve me prindërit. E din çka e zemëron, dhe ku qëndron indiferente. Është mjeshtër i mirë për nxjerrje nga situata të pakëndshme.
Është e sinqertë
Kur askush tjetër nuk ju tregon të vërtetën, motra e madhe gjithmonë është aty për të ju treguar të vërtetën në sy sepse ajo thjeshtë nuk din ndryshe.
Mund të mësoni nga gabimet e saj
Të gjitha gabimet klasike që i bëjmë gjatë rritjes i ka bërë para jush, kurse Ju iu mbetet vetëm të mësoni nga përvojat e saj.
Ajo është „udhërrëfyesi“ juaj për daljen në botë. Prindët skeptik i lejojnë të dalin në mbrëmje dhe koncertet e para vetëm nëse motra e madhe është pranë të voglës.
Kurrë nuk ju gjykon
Natyrisht se nuk pajtohet gjithmonë me ju, por rrespekton zgjedhjet dhe vendimet tuaja dhe kurrë nuk ju gjykon.
Din si të ju qetësojë.
Të gjithë nganjëherë dramatizojmë pa arësye. Përderisa shoqet tona kryesisht e vuajnë minutin tonë të verdhë pa kundërshtim, motra e madhe nuk ka kohë për këtë. Ajo na qetëson me disa fjalë edukative në stilin e “motrës”.
Gjithmonë mbanë anën e juaj.
Pa marrë parasysh kundërshtimet dhe grindjet mes motrash, në momentet kur keni nevojë për mbështetjen e saj, ajo pa rezervë qëndron në anën tuaj, ashtu siç dinë vetëm motrat.
E vetmja që mund të ju disponojë në sekondë
Është pranë jush që nga dita e parë, ju ka parë si rriteni dhe e din mirë çka ju trishton, dhe çka ju kthen menjëherë buzëqeshjen në fytyrë.
Nganjëherë ju duket se ka dhunti telepatike sepse në momentin e duhur din të thojë fjalët e duhura dhe të të disponojë menjëherë.
Pa të, nuk mund të durosh tubimet familjare.Mërziteni së bashku, e goditni me këmbë njëra tjetrën nën tavolinë kur anëtarë i familjes për të qintën herë përsëritë të njëjtin tregim (jo)argëtues, ndërhyni për të ndihmuar në përgjigjet klasike për fejesat dhe fëmijët.