• S’hahet në vend të djathit.
• Buka e botës s’të ngop.
• Dasëm pa mish nuk ka.
• I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.
• Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.
• Kush fërkon pulën, ha edhe vezën.
• Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat.
• Nuk zihet pleshti me dorashka.
• Gazi i madh, kthehet në helm.
• Kur s’di not mos u fut në ujë.
• Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.
• Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe Perëndisë.
• Atje ku fle ujët, atje është më thellë.
• E ke zogun në dorë, mbaje.
• Jo si cjapi te kasapi.
• Kujto qenë e bëj gati shkopin.
• Mos shko si breshka te nallbani.
• Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell.
• Nji shkëndi ndez nji mal.
• Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
• Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.
• Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
• Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
• Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat.
• Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.