Si iu deformua fytyra nga boja e flokëve

Estelle, një studente franceze 19-vjeçare, u zgjua në mëngjes me kokën të fryrë për shkak të një boje flokësh.

Ajo u dërgua në spital, ku mjekët i thanë se kishte ndodhur për shkak të një reaksioni që kishte ndaj lëndës para-fenilenediamin (PPD). Dhe këto reaksione, sipas mjekëve, nuk janë aspak të pazakonta.

Estelle kishte dashur të lyente flokët të zinj, nga biondë. Por pak orë pasi kishte vënë bojën kishte nisur të ndiente kruarje, më pas ënjtje. Ajo u zgjua të nesërmen dhe perimetri i kokës i ishte rritur me shtatë centimetra.

PPF gjendet në 90% të bojërave të flokëve, por përqendrimi i kësaj lënde është kufizuar me ligj në vitin 2013.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME