Basketbollistja e Vllaznisë Edona Berranija firmos në Francë për “CEP Lorient Basket”

Basketbollistja shkodrane Edona Berranija ka lënë tashmë kampionatin shqiptar dhe prej disa kohësh ka kaluar në Francë. Aty ku është federuar me ekipin “CEP Lorient Basket” dhe madje ka

luajtur edhe ndeshjet e para me të. Në këtë mënyrë, lojtarja që ka luajtur me Vllazninë gjatë gjithë karrierës së saj dhe së fundmi edhe me Tiranën, tashmë ka nisur një eksperiencë të re jashtë vendit.

Për koinçidencë edhe ekipi i saj i ri ka ngjyrat kuq e blu, çka do të thotë se në njëfarë mënyre e ka gjetur Vllazninë edhe në Francë.

Berranija siç dihet është edhe anëtare e ekipit tonë kombëtar dhe një përvojë e tillë në Francë padyshim që do ta rrisë nga ana profesionale. Vetë fotot që shoqërojnë këtë shkrim, tregojnë më së miri se ajo është shndërruar në protagoniste për ekipin e saj të ri.

Tek Vllaznia, ka luajtur për disa vite me rradhë duke u shndërruar në një nga lojtaret më të rëndësishme të ekipit ndërkohë që gjatë sezonit të kaluar, kontribuoi në fitoren e Kupës së Shqipërisë nga ekipi i Tiranës.

Gjithsesi tashëm gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe tek

CEP Lorient Basket, do të mundohet ta përfaqësojë sa më me dinjitet basketbollin shkodran dhe atë shqiptar.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME