Euro 2020, nesër hidhet shorti, Shqipëria e Panucci presin me ankth!

Nesër në mesditë në Dublin të Irlandës, do të hidhet shorti për grupet e kualifikueseve të Euro 2020. Mes vendeve që do të mësojnë kundërshtarët, është dhe Shqipëria me Kosovën, me këtë të fundit që ende ka një shans për t`u kualifikuar nëpërmjet Ligës së Kombeve.

Katër fitueset e grupeve të Nations League (liga A, B, C dhe D) do të kualifikohen direkt në Europian, ndërsa 20 skuadrat e tjera do të kualifikohen nëpërmjet ndeshjeve eliminatore të fazës në grupe, që nis në mars të vitit të ardhshëm.

Në total do të jenë 5 grupe me nga pesë ekipe dhe pesë grupe me nga gjashtë ekipe, ku fitueset e grupit dhe vendi i dytë në grup kalojnë për në fazën finale.

Shqipëria bën pjesë në vazon e katërt gjatë ditës së nesërme, kur do të hidhet shorti në Dublin. Në të njëjtën vazo me përfaqësuesen kuqezi, janë dhe Hungaria, Rumania, Greqia, Mali i Zi, Qiproja, Estonia, Sllovenia, Lituania dhe Gjeorgjia.

Ndërkohë Kosova është në vazon e pestë, ku së bashku me të janë dhe Maqedonia, Bjellorusia, Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia, Gjibraltari, Ishujt Faroe. Shanset që përfaqësuesja kuqezi të bjerë në një grup me Kosovën janë të gjitha, pavarësisht se koefiçenti është i ulët.

Ndërkohë që brenda grupit tonë, pritet të ketë të paktën dy kombëtare në nivel elitar në Europë, ku nuk përjashtohen emra si Anglia, Gjermania, Franca, etj. Për të mësuar kundërshtarët e kualifikueseve të Euro 2020 nesër në Dublin, do të jetë Presidenti i FSHF-s, Armand Duka së bashku me sekretarin Ilir Shulku, si dhe trajneri i ekipit kombëtar, Christian Panucci.

Kosova do të shmang gjatë shortit një përballje të mundshme me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, ndërsa nuk do të ketë asnjë një përballje Gjibraltar-Spanjë./telesport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME