Vllaznia e Pasçlirimit ka qenë e mrekullueshme. U shpall kampion në vitin 1945 dhe po ashtu edhe më 1946, ndërkohë që rivalizoi fort për titullin kampion edhe në 2-3 sezonet e mëpastajme. Më pas, nisën problemet. Lojtarët më të mirë të saj “rrëmbeheshin” rregullisht nga Partizani por edhe Dinamo e sapokrijuar.
Megjithatë Vllaznia “mbahej”. Një gjë të tillë e tregon më së miri edhe kjo foto. I përket datës 4 korrik të vitit 1952 para ndeshjes Vllaznia-Partizani që përfundoi me fitoren e skuadrës shkodrane me rezultatin 4-1.
Në këtë foto janë trajneri i saj kohe, i mirënjohuri Muc Koxhja apo dhe futbollistët e mëdhenj të Vllaznisë së atyre viteve si Muhamet Dibra, Preng Gjeloshi, Xhelal Juka, e për të vazhduar me Muhamet Metanin, Buto Smajën, Ali Tepelinë, Ali Kullollin, Qamil Medjen, Eshref Danin, Kol Gjonin e Zija Cungun.
Edhe ata kanë shkruar historinë e Vllaznisë dhe ja vlen t’i kujtojmë. Këtë mundësi na e dha kjo foto e para 66 viteve e nxjerrë nga arkiva e “Shkodra Sport”.
© shkodrasport.com