SKANDAL, “SHEMBET” RRUGA E VELIPOJËS

Ende pa u inauguruar rruga Shkodër-Velipojë ka pësuar carje dhe dëmtime të shumta në shtresën asfaltike.

 

 

Edhe pse rruga ende nuk është përfunduar e plotë dhe burokracitë vijojnë ta mbajnë peng, vecanërisht në zonën e Berdicës sa i përket shpronësimeve, tashme me këtë dëmtim të ri, i del një tjetër detyrë që të riparohet edhe rishihen pjesët e përfunduara, që të mos ketë përsëritje të këtyre situatave.

 

 

Shembjet që ka pësuar rruga nga Ura e Gjo Lulit e deri në Mali Kolaj janë të dukshme saqë arrijnë në kufijtë e një skandali.

 

 

Ministria e Transportit dhe fondi shqiptar i zhvillimit duhet që të të hapin një hetim për të zbuluar shkaqet që kanë sjellë këto shkarje, pikërisht pak muaj pasi rruga u vu në dispozicion të udhëtareve.

 

 

Ndërkohë në rrugë një tjetër fenomen është edhe ai i shkarjes masive të dherave nga mali si shkak i reshjeve të shiut ditët e fundit.

 

 

Mjetet duhet të bëjnë shumë kujdes edhe për pozicionin e kthesave ku janë edhe defektet e rrugës.

 

 

Ishte parashikuar që segmenti nga Ura e Gjo Lulit e deri në Mali Kolaj që në nisje se do të ishte më i vështiri për shkak të terrenit, ku janë kryer edhe hapje në mal, si dhe kthesat e forta, por natyrisht dëmtimi i pësuar është i pajustifikuar për sa kohë që territori dihej që në nisje.

 

 

Është cilësuar një nga investimet më të rëndësishme për Shkodrën, por rruga e Velipojës po shkon drejt shkatërrimit ende pa përfunduar punimet.

 

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME