DITA E 8-TË E PROTESTËS, BASHKOHEN EDHE GJIMNAZISTËT

Studentë të disa universiteteve janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa me ta janë bashkuar edhe gjimnaziste të disa gjimnazeve të kryeqytetit që kanë braktisur procesin mësimor.

 

 

Protesta të studentëve jane zhvilluar edhe në disa rrethe. Kjo është dita e 8-të të protestës së studentëve dhe është caktuar prej tyre si ‘afati’ i fundit për qeverinë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre,

 

 

ku ndër më kryesoret janë përgjysmimi i tarifave për të gjitha ciklet e studimit, përfaqësimi i studenteve në senatin e akademik dhe bordet e universitetit si edhe rritja e investimeve për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe bibloteka.

 

 

Pas orës 16:00 të ditës së sotme, studentët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në grevë urie.

 

 

Ndërkohë studentët refuzuan dialogun me kryeministrin Edi Rama, i cili dje në një komunikim virtual premtoi për studentët më shumë nga sa ata kanë kërkuar në 8 pikat e tyre drejtuar qeverisë.

 

 

Ata insistojnë në përmbushjen e të gjitha kërkesave, pa qenë nevoja për komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME