Kisha e bukur e Shën Kollit do të ketë ndryshime

Ndërtimi i objekteve të kultit është aq i hershëm në Shqipëri, sa mbi objektet e hershme ngrihen objektet e më vonshme të kultit, kjo ka ndodhur edhe me kishën e Shën Kollit në Mesapotam që i kishte ardhur koha e një rikonstrutimi të kujdesshëm.

Ajo është një nga monumentet e kulturës më të rëndësishme në Shqipëri. Kisha e e Shën Kollit është e vendosur në jug të Shqipërisë, në Delvinë të Mesapotamit.

Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m² dhe kontrollohen nga 9 kulla drejtkëndëshe. Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë.

Ajo është një nga atraksionet dhe një nga objektetet e rëndësisë së veçantë në trashëgiminë kulturore dhe tashmë po i nënshtrohet restaurimit. Është miratuar si objekt arkitekturë i veçantë nga shteti që në vitin 1970.

Në truallin e Kishës së Shën Kollit ka ekzistuar në fillim një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij më vonë është ngritur Kisha.

Murret rrethues të kishës kanë qenë shumë më të hershme se kisha me origjinë bIzantine që mendohet se është ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.

Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin dhe vlerat e saj janë të padiskutueshme si pjesë të trashëgimisë kulturore tw vendit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shprehet për këtë objekt se “Kisha e Shën Kollit në Mesopotam, është një nga kantieret më të rëndësishme, por edhe më delikate të restaurimit në këtë vit. Gjurmët e kohës dhe ndërhyrjet e mëparshme kishin vënë seriozisht në rrezik këtë objekt të lashtësisë.

Ministrja e Kulturës i shpreh Mirënjohje pa fund ndihmesws nga Profesor Aleksander Meksi dhe Pirro Thomos, ndaj kwtij projekti nw lidhje me ndihmën e madhe që japin në restaurimin e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME