Shqipëria mbushi 60 vjeçe në organizatën e UNESCO-s. Ajo ka jo pak po 6 pasuri që kthehen aset global kulture dhe një promovimi imazhi për Shqipërinë në mes të qytërimeve të mëdha duke i dhënë dhe marrë këtyre kulturave.
Duke filluar Butrinti antik tek qyteti i gurtë Gjirokastra, Berati i mrekullueshëm, si dhe me Kodikun e saj i Purpurt në mesjetë, i shtohen në listë bukuritë natyrore, pyjet e ahut në Rrajcë dhe Lumin e Gashit, liqeni i Prespës dhe si qershi mbi tortë kënga e mrekullueshme isopolifonike. Ajo u këndon lapçe bukurive të saj në isopolifoni me 6 zëra .
Ajo e kompleton rrugëtimin e saj kulturor midis qytetërimeve më të mëdha të kohës, qytetërimin grek, qytetërimin romak, qytetërimin bizantin, qytetarimin osman që i kanë dhënë gjithçka kulturës globale.
Por edhe Shqipëria u ka dhënë të gjitha këtyre qytetërimeve vlera, prandaj duhet të ishte patjetër në vlerat globale kulturore.
Nuk mjafton me kaq. Shqipëria pretendon t’i shtojë, si bukuritë natyrore, dhe ato të trashëgimisë kulturore. Në qershor të vitit 2019 pritet edhe Liqeni i Ohrit, si një trashëgimi mikse natyrore e kulturore.
Më pas në tentativë për t’u futur qyteti antik i Apollonisë, Amfiteatri i Durrësit, Varret e Selcës apo Kështjella e Bashtovës. Por nuk mbaron këtu. Pasuri të tjera janë rreth e rrotull Shqipërisë. Ato duhen promovuar dhe duhen ruajur.
Jo pak herë dhe me zë të ngjirur është folur për vende të jashtzakonshme me një prishje dhe zhdukje të jashtzakonshme, për vlera kulturore objektesh që ikin e zhduken përtej kufijve, për drizat që zhdukin ditë pas dite kalatë e hershme, për ura si të Oshtevës që zhduken
me forcën e neglizhencës njerëzore dhe institucionale, për pasuritë popullore, familjare të zhdukura në vite, për etnologjinë e pasur që promovohet vetëm në raste panairesh etj., që nuk vihet dorë, bëhen gjasme sikur shtriga sheh banorët e saj, apo harrohen.
Shqipëria është vend i jashtzakonshëm që duhet të rregullojë vetveten dhe sidomos shoqërinë që të kujdeset më mirë për objektet e saj, të mos mbulohen nga plehrat, shirat apo mbetjet gjithfarëshe si shkurret.
Kultura është universale dhe nuk ka lidhje me vetëm një organizatë që mundohet të ruajë, promovojë dhe ekspozojë vlerat tona. Vlerat tona ne duhet t’i mbrojmë vetë.
Asaj nuk i mungon bukuria, ajo gjendet kudo dhe është e zakonshme në një vend të jashtzakonshëm. Një vend i vogël me vlera të mëdha. Edhe ‘’diamanti i vogël është, por vlerën e ka të madhe’’.
Paqja dhe harmonia, bashkëjetësa midis njeriut dhe natyrës duhet shpallur edhe pa qenë në UNESCO, duhet shtuar dhe rregulluar, aty fshihet identiteti jonë që na është arratisur
. E gjithë Shqipëria duhet të jetë për UNESCO për t’i shpëtuar barbarisë njerëzore që ka dalë jashtë çdo UNESCO-je dhe do të zhdukë nga faqia e dheut me të gjitha mënyrat pasurinë e mrekullueshme të tij, së fundmi me zjarret që zhdukin ullinjtë qindravjeçarë.