Danezët janë një prej modeleve botërorë se si një popull duhet të jetë, ata janë një demokraci e zhvilluar, një model i gjallë i jetës familjare, dhe i harmonisë.
Jemi të sigurtë se ka gjithmonë diçka për të mësuar prej tyre, e në këtë prospekt, kurrsesi më mirë nuk mund të nisemi përveçse nëpërmjet urtësisë së tyre popullore:
Ajo që nga të gjithë është e pakuptueshme, nderohet.
Ajri i pastër varfëron doktorin.
Betimi i të mëdhenjve, i politikanit, i gruas dhe dielli i dimrit, zgjasin pak.
Dorën shpjere shpejt tek kapelja, po ngadalë te xhepi.
Druri i njomë jep më shumë tym sesa flakë.
Edhe pak para janë para.
E vërteta gjithnjë është pa kulm.
Është ulur mirë kush ngrihet pa ndihmë.
Fati mund ta kapërcejë njeriun përtej përroit, edhe pse ai dëshiron të hidhet në të.
Gjella ka shije më të mirë kur e ha me lugën tënde.
Gjykatësit dhe piktorët mund ta ndryshojnë shpejt të bardhën në të zezë.
Histori të vjetra, doktrina të reja.
Këshillat pas dëmit, si shiu pas të korrave.
Kur qeveritarët nuk dinë ta dëgjojnë popullin, nuk dinë ta qeverisin atë.
Kush do të kapë dhelpren, duhet të gjuajë me rosa.
Kush ka turp të pyesë, ka turp të mësojë.
Kush ushqehet duke pritur, rrezikon të vde.së urie.
Lajka është si hija, nuk na bën as më të madh e as më të vogël se ç’jemi.
Lumturia e bën me sy edhe të verbrin.
Miu e gjen gjithnjë një vrimë edhe sikur shtëpia të jetë plot e përplot me mace.
Nuk mjafton vetëm të veshësh këpucë të lehta për të hedhur valle.
Një gomar i ngarkuar me libra nuk mund të jetë doktor.
Opinioni tërheq botën për hunde.
Paraja është më elokuente se 10 deputetë.
Po qe se lakmia do të ishte sikur temperatura, i tërë njerëzimi do të ishte i sëmurë.
Qeveritarët janë velat, populli është era, shteti është anija dhe koha është deti.
Reja e vogël mund të mbulojë edhe diellin edhe hënën.
Sapo pranon pushtetin, heq dorë nga respekti për të tjerët.
Shpesh peshorja e drejtësisë anon nga ana e parasë.
Të fuqishmit e kanë ligjin në duar, ndërsa pasanikët – në xhep.
Të këshillosh një të çmendur është si t’i hedhësh ujë një rose.
Të vjetrin nderoje, të riun mësoje.
Vezët dhe betimet thyhen shpejt.