SHKODËR, DITA E 9-TË E PROTESTËS TË STUDENTËVE

Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë hyrë në ditën e 9-të të protestës së tyre ndërsa bashkë me protestën vijon edhe bojkoti në sallat e auditoreve.

 

 

Protestuesit kërkojnë që studentëve dhe gjimnazistëve të mos u bëhet presion. Kristina Tonaj është një nga studentet e proceduar penalisht në gjendje të lirë e cila e quan një turp.

 

 

Kjo qytetare e cila është kudo në protesta ka mundësuar disa para për të mundësuar rrugëtimin e studentëve të Shkodrës në protestën në Tiranë, para të cilat ia ka nisur djali i saj në emigrim.

 

 

Studentët e Shkodrës pas një ore në sheshin 2 prilli ashtu si ditët e kaluara u nisën drejt Tiranës duke e zhvendosur atje protestën e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME