Ahmetaj: Investim 80 mln euro për studentët

Në ministrinë e Financave ditën e sotme do të firmosen 3 marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

 

 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj falënderoi shtetin gjerman për për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë në modernizmin e shumë sektorëve.

 

 

Ai gjithashtu vuri theksin dhe tek marrëveshja e tretë për kampusin universitar për t’i përmirësuar kushtet studentëve.

 

 

“Sektori energjitik ishte një nga betejat kryesore të mandatit të parë të qeverisë Rama, për rikthimin e ligjshmërisë së harruar prej vitesh si dhe rregullimin e strukturës së çmimeve.

 

 

Është me rëndësi vazhdimi i reformave, që qeveria Rama ka hyrë në hapin e dytë të zhvillimit të vendit. Përmes një plani strategjik, synohet një rrugë e qartë për reformimin e të gjithë strukturës së energjisë elektrike në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME