Shkodra ka qenë qyteti ku është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në sportin e Taekëndosë. Ky aktivitet u organizua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës, ku morën pjesë sportistë nga të gjitha qarqet e vendit.
Eljon Puka, trajner i ekipit të Vllaznisë në sportin e Taekëondo bën me dije se ekipi shkodran merr pjesë me 40 sportista në këtë kampionat.
Eljon Puka shton se ekipi i Vllaznisë punon intensivisht për arritjen e objektivave dhe se brezi më i përgatitur është mosha e vogël e fëmijëve.
Teakë ondo është një sport, që po grumbullon rreth vetes gjithmonë e më shumë sportistë.
Pjesë e këtij kampionati u bënë më shumë se 300 sportistë nga e gjithë Shqipëria. Ndërkohë, në shkurt të vitit 2019 do të zhvillohet Kampionati Ndërkombëtar i Taeëkondos në Malin e Zi.