Doktori: Çfarë pashë “në atë dynja” kur isha në koma

Neurokirurgu Eben Alexander ishte skeptik për çdo njeri që tregonte se kishte përjetuar jetën pas vde.kjes.

Por më vonë ai pati një përvojë të ngjashme, pasi ra në një gjendje kome.
Në librin e tij të ”Harta e Parajsës”, Alexandër, i cili ka punuar për 25 vjet në Harvard Medical School, shpjegon se ka vetëm një gjë që vazhdon pasi ne “ikim nga kjo dynja”: dashuria.

Shkenca ende nuk mund të shpjegojë jetën “e përtejme”.

Sipas tyre vde.kja është fundi dhe se jeta pas saj është një gënjeshtër që ia themi vetes dhe fëmijëve tanë.

“Në karrrierën time 25-vjeçare si një akademik neuro-shkencëtar, studimi i trurit, më çoi në përfundimin se jeta pas vde.kjes është një iluzion i trurit, derisa unë vetë përjetova një udhëtim në përtej jetën, pasi rashë në një gjendje kome.

Tani kam një pikëpamje krejtësisht të ndryshme, jeta e përtejme ekziston.

Nëse shkenca nuk e njeh këtë gjë po bën dy gabime të mëdha”, – thotë neuro-shkencëtari Alexander.

“Shkenca nuk mund të provojë ekzistencën e të dashurve tuaj që kanë ndërruar jetë.

Por ashtu si ne mund të ndiejmë shpirtin prapa syve, ne mund të ndjejmë afër nesh praninë e të dashurve që kemi humbur.

Dhe ndonjëherë ata shfaqen në mënyrat më të jashtëzakonshme.

Imazhi i një fluture ishte shumë i rëndësishëm për mua, gjatë përvojës sime kur isha duke ndërruar jetë, pra në gjendje koma.

Unë isha duke lundruar në një luginë të gjelbëruar dhe një dritë e artë vezullonte ngado.

Unë nuk isha në formë time njerëzore.

Madje nuk kisha asnjë formë mbi të gjitha.

Isha në një moment ndriçimi, kur në krah më ulet një flutur.

Kjo më bëri që kujtesa ime të kthehet pas, kur kisha marrë një letër nga një burrë i quajtur Don, i cili ishte tepër i pikëlluar, pasi gruaja e tij i ndërroi jetë pas 21 vitesh martesë.

Ajo ishte një grua shumë shpirtërore.

Pasi ajo iku nga kjo botë, ishte shumë e dhim.bshme për Don për të qëndruar në shtëpinë, që ata kishin ndarë bashkë për shumë vite.

Një mbrëmje ai u ul në kopshtin e tij dhe aty pa një flutur monark, e cila është një gjë e pazakontë në Amerikën e Veriut.

Flutura qëndroi në shtëpinë e Don për disa ditë, derisa ai vendosi të largohej nga shtëpia.

Por, kur po shihte gjërat personale të gruas së tij të ndjerë Lorraine, ai pa se shumë nga bizhutë e saj, kapakët e librave dhe rrobat kishin flutura të stampura.

Flutura monark vazhdonte të fluturonte rreth shtëpisë, kur Don vendosi të ikte përfundimisht.

Pas dy javësh në shtëpinë e tij të re, Don ishte gati të hidhte hirin e gruas së tij dhe foli me një shok, i cili kishte 13 hektarë tokë të paprekur, ku ai mund të shpërndante hirin.

Pasi shkoi tek shtëpia e shokut Don, filloi të kërkonte vendin ideal, ku të hidhte hirin.

Ai e kuptoi se kishte gjetur vendin e duhur kur pa sërish fluturën monark të fluturonte rreth gjetheve të pemëve.

Dhe sërish, kur e kapi trishtimi pas dy javëve shkoi tek pema, ku kishte hedhur hirin dhe aty sheh sërish fluturën me krah të shndritshëm.

Kur unë përjetova gjendjen time të koma-s, ishte një gjendje sa e re për mua, po dhe aq familjare në të njëjtën kohë.

Unë ndjeva që kam qenë atje më parë, jo si njeri siç jam tani, Eben Alexander, por si një qenie shpirtërore, që kisha qenë në atë gjendje për një kohë të gjatë, para se të merrja këtë formë njerëzore.

Kur elementët tokësor që përbëjnë trupin tim të zhduken, unë do të kthehem përsëri në gjendjen time shpirtërore.

“Ajo që unë di është se bota e përtejme është plot emocion, me një ngrohtësi që është më shumë se thjesht fizike.

Dhe këto emocione janë kaq të paharrueshëm të gjallë, ekzistojnë me një intensitet që e bën botën tonë të zakonshme të duket e zbehtë”, tregon neuro-shkencëtari në librin e tij, pas përvojës së komas.

Ajo që ndodh në koma vazhdon të mbetet një mister për gjithë neuro-shkencëtarët, me atë çfarë ndodh me njeriun.

Jo pak njerëz që janë kthyer nga koma tregojnë për parajsën apo zgjohen shpesh duke folur gjuhë të tjera, ose duke ndryshuar profesione, duke mos njohur të afërmit etj.

Të gjitha mbeten të pashpjeguara shkencërisht…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME