Një zjarr perfshiu sot ne mengjes mencen e nje godine ne Lezhe ku jane te akomoduar 250 femije te kopeshtit Beselidhja si dhe nxenesit konviktor te shkolles profesionale.
Zjarri ra ne katin e pare te nderteses 3 kateshe rreth ores 6:20 minuta dhe krijoi panik e frike pershkak se brenda godines ndodheshin shume femije qe sapo kishin mberritur ne kopesht.
Situata u normalizua shpejt fale nderhyrjes se menjehershme te zjarrfikesve ndersa ne kohe rekord eshte bere edhe nxjerrja e femijeve dhe dergimi i tyre ne shtepi.
Drejtori i arsimit ne bashkine e lezhes Ardian Laci thote se mbingarkesa ne rrjet mund te kete sjelle edhe kete shkendije elektrike qe shkaktoi renien e zjarrit por tha qe menjehere eshte bere largimi i femijeve ndersa po punohet qe gjithcka ti kthehet normalitetet brenda dites se neserme.
Godina ku ra edhe zjarri kete mengjes ne lezhe nuk permbush asnje kusht per te qene nje kopesht femijesh, pasi godina e re ndodhet ende ne ndertim prej 5 vitesh dhe perfundimi i saj do te zgjidhe kete problem.
Ngrohja eshte e detyrueshme vetem me energji elektrike pasi nuk ka alternativa te tjera ne kete ndertese.