Drejtoria Rajonale e Sherbimit Social Shkoder në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social zhvilluan sot në qytetin e Shkodrës një takim me të gjithë administratorët e qarkut Shkodër.
Ky takim i cili do të zgjasë për dy ditë ka për synim ritrajnimin e administratorëve te ndihmës ekonomike të njësive administrative të qarkut Shkodër për të cilët implemetimi i skemës së re ka qënë i paqartë,
ndaj ky ritrajnim është shikuar s ii domosdoshem. Drejtorja e Shërbimit Social Shkodër Valbona Tula tha se ritjanimi do të jetë konkret me të gjitha problematikat që administratorët kanë pasur
Tula thekson se administratorët duhet të jenë të qartë dhe të dinë me përpikmëri të 52 pikat që janë të shkruara në këtë skeme për faktin se ka ndodhur shpesherë që të largohen nga skema përfituesit dhe të përfitojnë abuzuesit
Tula deklaron se cdo administrator do te mbaje pergjegjesi.Në ritrajnim u diskutuan çeshtje në lidhje me sistemin e mbrojtjes sociale nëpërmjet sistemit të pikëzimit.