Futbollistët e Vllaznisë marrin një “dhuratë” nga trajneri pas ndeshjes

Ndeshja e djeshme me Veleçikun ka qenë e fundit për këtë vit për futbollistët e Vllaznisë. Ata gjithsesi nuk do t’i japin lamtumirën stërvitjeve sepse do të jenë sërish në fushë. Por gjithsesi, kanë marrë një “dhuratë” të vogël nga ana e trajnerit Lika.

Ky i fundit u ka komunikuar menjëherë pas ndeshjes se rikthimi në stërvitje do të jetë ditën e mërkurë. Pra, e diela ka qenë sot pushim por të tilla do të jenë edhe e hëna dhe e marta.

Një vendim i tillë është marrë ngaqë janë edhe Krishtlindjet dhe për këtë arsye, ka vend edhe për të pushuar e festuar. Megjithatë nuk është se stërvitjet do të zgjasin shumë për kuqeblutë.

Ata maksimumin do të zhvillojnë edhe 3-4 seanca për këtë vit, për t’u rikthyer më pas në ditët e para të janarit. Vllaznia nuk do të ketë shumë kohë për të humbur sepse më 24 janar ka ndeshjen e parë të kupës ndaj Kamzës dhe duhet të përgatiten sa më mirë për të.

Ekipi shkodran ka pretendime për ta kaluar turin dhe për këtë arsye, jo vetëm do të stërviten sa më mirë por edhe do të tentojnë të marrin ndonjë lojtar tjetër cilësor gjatë merkatos së janarit.


© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME