Momente emocionuese janë bërë publike për të gjithë teksa rreshteri Hervin Todo kthehej nga misioni në Afganistan pas 6 muajsh.
Ai është kthyer në shtëpi për festa dhe është pritur nga familja e tij dhe fëmijët.
Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen.
Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave.
Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.