Mbrëmjen e së hënës në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë u festua 15-vjetori i krijimit të tifogrupit më të madh të kombëtares ‘Tifozëve Kuqezi’.
Mbrëmja ishte e mbushur me muzikë, hare, valle shqiptare dhe çmime. Në aktivitet morën pjesë anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, njerëz të medias dhe figura të njohura të sportit.
Në këtë 15-të vjetor të krijimit të tifo-grupit është vlersuar lart kontributi i Lorik Canës dhënë futbollit e në veçanti Kombëtares së Shqipërisë me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë shqiptar”, që është slogani i Tifozave Kuqezi. Cana u përshëndet nga qindra tifozë kuqezi që ishin të pranishëm në këtë ceremoni mjaft emocionuese, teksa veshi edhe fanellën që iu dha, e cila është simbol i grupimit më të madh të mbështetësve të Kombëtares sonë.
Lorik Cana me Kombëtaren e Shqipërisë luajti 92 ndeshje dhe shënoi vetëm 1 gol. Po kush janë Tifozët Kuq e Zi? ‘TKZ’ u krijua në dhjetor të 2003 nga përfaqësues të diasporës shqiptare anë e mban botës me një qëllim; mbështetje ndaj kombëtares së futbollit dhe Jo vetëm saj.
‘TKZ’ ka marr pjesë dhe në shumë sfida në mbështetje të kuqezinjve në dëborë dhe shi, brenda dhe jashtë fushe me qëllim ndërgjegjësimin e kombit, ngritjen lart të figurës së shqiptarëve në sport e kulturë.