Klubi Vllaznia nuk heq dorë nga tregu nigerian, piketohet një sulmues

Vllaznia “piketon” një sulmues në merkato. Marrëveshja e arritur prej drejtorit Engin Firat me një akademi në Afrikë pritet që të sjellë afrimet e para që në janar.

Burime për “Panorama Sport” zbulojnë se në ditët e para të vitit nën urdhrat e Hasan Likës do të vihet një lojtar për ofensivën.

Turku i shkodranëve ka evidentuar një prej lojtarëve më të talentuar të “Derby”-t, i cili luan si sulmues i parë, por edhe i dytë. Duhet thënë që në këtë repart skuadra ka më pak alternativa, ndaj edhe për të mos diskutuar ngjitjen në elitë, shihen domosdoshmëri përforcimet.

Në sulm janë vetëm dy lojtarë që po aktivizohen prej stafit teknik, konkretisht Silvio Xhunior e Kolins Eziamaka dhe që të dy janë të huaj. Nëse braziliani ka përligjur besimin me 6 golat e tij, për nigerianin nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Ai nuk e gjetur ende rrjetën, edhe pse është aktivizuar në 7 ndeshje deri më tani. Referuar edhe paraqitjeve që ka pasur në fushë, specialistët dhe tifozët kuqeblu nuk janë të bindur për cilësitë e tij.

E në kësi kushtesh, drejtuesit kërkojnë që të shtojnë konkurrencën duke shpresuar që sulmuesi, i cili do të vijë nga Nigeria, të jetë edhe më i mirë se Xhunior. Por, sigurisht që nuk do të jetë afrimi i vetëm, pasi klubi po operon edhe në destinacione të tjera për të kompletuar ekipin në ato pozicione që kanë çaluar.

TRAJNERI – Edhe vetë Hasan Lika e ka pranuar tanimë që duhen ndërhyrje, ndërsa ditë më parë për këtë çështje ka thënë: “Jemi të përqendruar për të mbyllur me sukses këtë sezon, por natyrshëm që edhe e ardhmja nuk do të lihet në harresë.

Ne duhet të forcohemi dhe do të bëjmë përpjekjet tona për të arritur objektivin final dhe shpresoj se do t’ia dalim”. Në të vetmin pozicion ku nuk do të ndërhyhet do të jetë porta. Qëndrimi i Sherrit në skuadër është një nga synimet kryesore të drejtuesve.

LARGIMET – Në këtë merkato dimri nuk do të ketë vetëm afrime, por edhe largime. Të pakënaqurit dhe ata lojtarë që kanë pasur pak minuta aktivizim në këto 14 javë do të kërkojnë ndoshta që të gjejnë mundësi të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME