Kronika e publikuar pak ditë më parë në Star Plus për familjen Zefi në Shkodër e cila jeton në varfëri ekstreme ka gjetur një sensibilizim masiv duke prekur shumë qytetarë dhe shoqata të ndryshme.
Ndihmesa e radhës ka ardhur nga Shoqata “ Familja e Madhe” me qendër në Shkodër të cilët kanë ofruar ndihma ushqimore dhe veshmbathje.
Për të ndihmuar këtë familje në nevojë ishte edhe modelja e njohur Margaret Shllaku e cila është pjesë e kësaj shoqate.
Ajo tregon se është sensibilizuar me këtë rast fill pasi e ka parë rastin në Star Plus ndërsa u ka bërë thirrje edhe njerëzve të tjerë që ti ndihmojnë familjet e varfëra
Ardiana Lepuri sekretare e shoqatës “Familja e Madhe” apelon ndaj të gjithë autoriteteve përgjegjëse që të tregojnë kujdes më të veçantë për këto familje të varfëra
Ndërkohë një emigrant në Itali Ndrec Bacaj ka dhuroi një shumë prej 95 eurosh të cilën ne ia dërguam familjes
Star Plus është solidarizuar me rastin e kësaj familje duke i siguruar në prag të festave ndihmesë në para, ushqime dhe veshmbathje