Yjet si Margot Robbie, Cameron Diaz dhe Zac Efron janë në rrethin e njerëzve më seksi të Hollywood-it dhe kuptohet se ka një arsye të mirë për këtë.
Studimet tregojnë se personat me sy të kaltër janë më seksi.
Në të kaluarën, hulumtime të ndryshme kanë treguar se njerëzit janë më të interesuar pas personave që kanë ngjyrë më të hapur të syrit sesa të errët.
Të dhënat e fundit kanë zbuluar se “stereotipi i syve të kaltër” ekziston dhe konsiderohen ata me sy më joshës.
“Shumë studime janë kryer dhe të gjitha kanë konstatuar të njëjtën gjë shumica e njerëzve i konsiderojnë personat me sy të kaltër si më joshës sesa ata që kanë sy ngjyrë kafe”, ka shkruar revista ‘PEIMAG’.
Në studimet e vitit 2006 tregon se vetëm 16.6% e popullsisë kanë sy me ngjyrë të kaltër që i bie një në çdo gjashtë persona.