OSHEE ka hartuar një plan masash për të garantuar furnizimin me energji elektrike gjatë ditëve festive të fundvitit.
Nga Durrësi, Administratori Adrian Çela, tha se 1500 punonjës të 11 drejtorive rajonale do të jenë në gadishmëri për cdo situatë.
Adrian Çela: Mbi 1500 punonjës të OSHEE në terren të ndarë në grupe. Risia e këtij viti është që çdo telefonatë që bëhet për një njoftim defekti, qytetarët do të merren përsëri dhe do të njoftohen për kohën e rikuperimit.
E njejta garanci vlen edhe për banorët e qarkut të Korcës, ku një avari në nënstacion la një pjesë pa drita në Krishtlindje. Çela tha se situata është nën normalizuar.
Adrian Çela: Fatkeqësisht ndodhi në vigjiljen e Krishtlindjeve, por është një nga ato difekte që ndodhin njëherë në disa vite.
Kreu i OSHEE-së, ishte me kryebashkiakun e Durrësit në qendrën rezidenciale të fëmijëve me aftësi të kuzifuara ku shpërndanë dhurata.