Babagjyshi i vitit të ri mbërritu në Pukë ku solli dhurata për fëmijët jetim të bashkisë së Pukës.
Fëmijët e pranishëm në qendër të qytetit verior të cilët ishin njoftuar nga bashkia për një aktivitet janë befasuar teksa iu shfaq babagjyshi i cili më pas ka shpërndarë dhuaratat e sjella për ta nga ministria e jashtme.
Në emër të bashkisë Pukë përshëndeti fëmijët zëvëndës kryetari Mustaf Kopani i cili premtoi se ashtu sikurse gjatë këtyre tre viteve edhe në ta ardhmen fëmijët jetim dhe prindërit e tyre do të jenë gjithnjë në qendër të vemendjes.
Bashkia e Pukës gjatë ketyre diteve ka shpërndarë dhurata për shtresa të ndryshme të shoqërisë duke bërë që festat të trokasin në cdo derë.
StarPlusTv