Një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë-Podgoricë është hedhur në erë paraditen e sotme nga një eksploziv.
Nga informacionet e para mësohet se eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë dhe se ka dëmtuar konkretisht një nga këmbët e shtyllës së linjës.
Njësitë speciale të OST janë aktualisht duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do të kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend.
Kjo linjë injekton flukse energjie që përbëjnë 50% e konsumit në të gjithë vendin.
Ndërkohë, OST ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë, me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë.