Këngëtari kosovar Labinot Rexha ka pësuar një aksident të rrezikshëm ndërsa udhëtonte me makinë me familjen e tij drejt Zvicrës. Rexha ka rrëfyer në Facebook përjetimin e tme.rrshëm se mos gruaja dhe fëmijët i ranë në ujërat e akullta dhe momentin kur djali i tij si ëngjëll i thotë ‘jam mirë”.
Nga ky aksident, këngëtari ka nxjerrë kuptimin e thellë të jetës se asgjë nuk vlen fama e pasuria para humbjes së jetëve të të dashurve! Lexojeni mesazhin e tij prekës dhe falenderues:
“Oh Zot, faleminderit që shpëtova familjen dhe veten! Një aksident pësova sot në mëngjes, rrugës për në Zvicër dhe falë Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra. Sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë.
O Zot, begatoje atë person qe i ka bërë këto barriera, se sot e sigurt që do të humbja veten dhe tërë familjen.
Nuk kishte asgjë me keq kur për 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes. Kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zerin e djalit tim të vogël, Aliut, që më tha që jam mirë.n Oh Zot, faleminderit, faleminderit, faleminderit, Ti je mëshirues, mëshirëbërës!”