Tek Vllaznia e presin nga dita ne dite qe te vije dhe t’i bashkohet skuadres ne stervitje por rumuni Dan Geliu Ignat ende nuk eshte dukur.
Megjithate nga Rumania, vendi i tij, ka leshuar “sinjale dashurie” per skuadren shkodrane, qytetin dhe shume gjera qe kane te bejne me te.
Ne nje interviste te dhene per “Pro Sport”, ai ka folur shume mire per Shkodren duke thene: “Ia vlen të jetosh aty, është një qytet i bukur, i madh, me një stadium të shkëlqyer dhe tifozë po njëlloj.
Më ka bërë përshtypje që njerëzit lëvizin me biçikleta dhe skuter. të gjithë: të rinj, të moshuar, gra, madje edhe njerëz me kostum.
Gjatë kësaj periudhe temperaturat janë shumë më të larta se në Rumani dhe qyteti është shumë pranë detit Adriatik”, shprehet Ignat.
Më tej ai shton: “Kam pasur shansin që në skuadër të gjej shumicën e lojtarë që aktivizoheshin në ligën e parë sezonin e shkuar, futbollistë me eksperiencë dhe që kanë luajtur në kupat e Europë dhe me ekipin e tyre kombëtar.
Kjo është edhe një arsye pse e përfunduam pjesën e parë të kampionatit me shtatë pikë nga vendi i dytë dhe me vetëm një humbje. Shpresoj që ekipi do të ngjitet në elitë”.
Ignat ka folur edhe per paraqitjen e skuadres ne gjysmen e pare te kampionatit duke thene: “Sinqerisht prisja që të isha nga ndër më të mirët, pasi edhe përfitimet ishin nga më të mëdhatë në karrierë. Ekipi ka pësuar vetëm 5 gola në 14 ndeshje.
Niveli i Kategorisë së Parë? Mendoj se liga e dytë në Shqipëri është e ngjashme me ligën e dytë në Rumani përgjatë periudhës 2007-2011. Më pas rregullate vendosura për lojtarët Under 21 dhe 19 e ulën nivelin”, përfundon fjalën e tij mbrojtësi rumun, i cili ka luajtur në 13 ndeshje me Vllazninë dhe ka munguar vetëm një herë për shkak dëmtimi.
Kjo interviste e dhene ne Rumani tregon se Dan Ignat e ka ende mendjen tek Vllaznia. Rikthimi duket thjesht çeshtje ditesh dhe vonesa thjesht ka qene deshira per te pushuar pak me teper apo dhe ndoshta nje kerkese per nje rritje rroge. E rendesishme eshte qe ai e ka ende per zemer ekipin shkodran.