Edhe pse qeveria zviceriane ashpërsoi ligjet e azilit, shqiptarët sërisht kanë provuar fatin në këtë shtet.
Shqiptarët renditen të pestët në listën e azilkërkuesve nga e gjithë bota.
Nigeria kryeson listën me 2433 kërkesa, të ndjekur nga Gambia me 1176, Algjeria 803, Maroku 792 dhe Shqipëria me 685 aplikime.
Përveç kthimeve me forcë, Zvicra do të paguajë më pak para për njerëzit pa shtetësi, të cilët kanë të njëjtin status me refugjatët.
Agjentët e policisë kanë zhvilluar një sërë aksionesh në rrugë, aeroporte dhe anije, për të zbuluar rastet e emigracionit të paligjshëm, shumica e të cilëve janë arrestuar.